INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mëkatojnë në ditë të shenjtë, ''skifterët'' vjedhin masivisht tek Shna Ndou

Mëkatojnë në ditë të shenjtë, ''skifterët'' vjedhin masivisht tek Shna Ndou

Publikuar më: 09:47 14-06-2019

Në mbrëmjen e 12 qershorit duke u gdhirë data13 me mijëra pelegrinë kaluan natën në kishën e Shna Ndout në Laç. Po në këtë vend të shenjtë është mëkatura. 

Newsbomb.al. mëson se mbi 50 makina të pelegrinëve janë vjedhur atë natë në Laç. Makinat janë hapur nga “skifterë të paidentifikuar” dhe janë marrë në to sende të ndryshme.
Mirëpo, nuk ka mjaftuar me kaq, duket se laçjanët e kanë shfrytëzuar deri në maksimun këtë natë të konsideruar të shenjtë. Qytetarët vendas që kishin parkingje, u kanë marrë vizitorëve të kishës dy-tre herë para. Policia në këto ditë shton masat e sigurisë, por sërish është regjistruar ky akt i rëndë.
Mijëra besimtarë marrin pjesë në peligrinazhin e 13 të martave ne Kishën e Shna Ndout në Laç. Ata i drejtohen kodrës mbi qytetin e Laçit, duke besuar në mrekullitë e këtij vendi. Për besimtarët nata e 12 qershorit është momenti kulminant i lutjeve.

Article Logic
Execution time: 0.0035669803619385