INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Toleranca e paqja ‘’mbërrijnë’ në Parlamentin shqiptar!

Toleranca e paqja ‘’mbërrijnë’ në Parlamentin shqiptar!

Publikuar më: 11:47 16-11-2018

Në Kuvendin e Shqipërisë është mbajtur Sesioni i Dytë Plenar i Parlamentit Ndërkombëtar për Tolerancën dhe Paqen.

Presidenti Ilir Meta në këtë seancë tha se: "E ardhmja në paqe, në tolerancë dhe në bashkëpunim me rajonin tonë, qëndron në mësimin se të gjitha kombet tona në këtë rajon në çdo shtet janë diku shumicë dhe pakicë dhe e vetmja rrugë për një bashkëjetesë të qëndrueshme dhe të përhershme është përdorimi i standarteve të njëjta të respektimit të minoriteteve nga të gjithë ne.”
Meta u ndal dhe tek arsimim dhe edukimi i të rinjve, si shtylla kryesore e çdo shoqërie. “Unë besoj se produkti dhe suksesi më i madh i edukimit është në radhë të parë edukimi i tolerancës në radhë të parë tek vetë fëmijët tanë. Aty ku ka injorancë, ka varfëri, ka konflikte, ka arrogancë, ka keqqeverisje, ka potencial të lulëzojë ekstremizmi i të gjitha llojeve dhe të triumfojë totalitarizmi,” tha Presidenti Meta.
Sipas Ilir Metës, shtetet dhe kombet që kanë investuar në arsimin e të rinjve, kanë garantuar zhvillimin dhe prosperitetin e shoqërive të tyre, ndaj paqja dhe toleranca asnjëherë nuk mund të jenë vlera edhe asete të përhershme nëse nuk investojmë vazhdimisht.

Article Logic
Execution time: 0.0036928653717041