INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meksika raciste me emigrantët, sa më e errët lëkura aq më të padëshirueshëm!

Meksika raciste me emigrantët, sa më e errët lëkura aq më të padëshirueshëm!

Publikuar më: 10:33 16-11-2018

Në Meksikë ka nisur racizmi kundër emigrantëve. Fushatat kundër të tyre janë jo vetëm në rrjete sociale, por edhe nga civilët në rrugë.

"Unë nuk jam racist, por ...", "Nuk ka punë për të gjithë", "Ata nuk do të mbërrijnë dot deri në SHBA dhe të gjithë do të mbeten këtu", "Ata do të na sjellin edhe më shumë dhunë në vend": Këto janë disa nga komentet që po dëgjohen gjithnjë e më shumë në Meksikë për emigrantët nga Amerika Qendrore që përpiqen të kalojnë vendin drejt SHBA.
Që nga tetori deri më sot kanë mbërritur në Meksikë afro 17.000 emigrantë. Kur 5.000 emigrantët e parë arritën në kryeqytetin e Meksikës, qeveria ngriti një qendër pritjeje me përkujdes mjekësor dhe psikologjik. Një nga grupet më të famshme rokere në vend dha edhe një koncert falas për ta. Për këtë pati dhe një valë kritikash në rrjetet sociale nga popullsia vendase që me sa duket s’është fare mikpritëse.

Article Logic
Execution time: 0.0031077861785889