INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
IOM, shumë sirianë përdorin Shqipërinë dhe Malin e Zi për emigrim të paligshëm

IOM, shumë sirianë përdorin Shqipërinë dhe Malin e Zi për emigrim të paligshëm

Publikuar më: 11:43 12-10-2018

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin ka mbledhur të dhënat e emigrantëve të parregullt në të gjithë botë duke iu referuar dhe rrugëve, që përdorin ata. Rruga e rrezikshme dhe më vdekjeprurëse e migrimit është ajo përmes detit Mesdhe, që përdoret nga shumica e emigrantëve. Ndërsa sipas IOM, më shumë se një në pesë njerëz që vijnë në mënyrë të parregullt në Evropë e bëjnë këtë nga toka. Një ndër rrugët më të përdorura për këtë qëllim është ajo, që kalon edhe nga Shqipëria. Sipas IOM, lëvizjet migratore përmes Ballkanit Perëndimor janë rritur.
Emigrantët, që kanë kaluar nëpërmjet Shqipërisë, Malit të Zi e Bosnjës dhe Hercegovinës nga janari në shtator kanë shkuar 18.038, rreth shtatë herë më shumë në 2017. Shumica e emigrantëve rreth 12.816 janë të regjistruar në Bosnjë dhe Hercegovinë. Edhe një tjetër rrugë, ajo nga Turqia në Greqi, ka pasur rritje të fluksit migrator, ku raportohet një total prej 12.166 personash në 2018. Republika Arabe Siriane, Iraku dhe Afganistani janë vendet më të zakonshme të origjinës të raportuara nga më shumë se 50% e të gjithë emigrantëve dhe refugjatëve të regjistruar në Greqi. Kurse Pakistani është vendi më i shpeshtë nga vijnë emigrantët me 50%, pasuar nga ata që kanë ardhur nga Siria, Afganistani, Republika Islamike e Iranit dhe Iraku 9%. Po Mali i Zi dhe Shqipëria, preferohen më shumë nga sirianët, më pas nga pakastinezët dhe në fund nga irakianët.

Article Logic
Execution time: 0.003899097442627