INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Britani, sa kushtoi operacioni për sigurinë e Trump…

Britani, sa kushtoi operacioni për sigurinë e Trump…

Publikuar më: 11:53 12-10-2018

Shefat e Policisë Britanike kanë thënë se për të siguruar presidentin amerikan, Donald Trump gjatë vizitës së tij në Britani të Madhe në muajin korrik kanë angazhuar pothuajse 10,000 zyrtarë policorë, çka ka kushtuar rreth 24 milionë dollarë, duke realizuar kështu operacionin më të madh policor në këtë shtet nga viti 2011.

Drejtoresha e Këshillit të Shefave të Policisë Kombëtare, Sara Thornton u shpreh se gati secili polic është angazhuar për të mbuluar vizitën katërditore të presidentit Trump.

Ajo nënvizoi se shpenzimet e operacionit janë ende duke u analizuar mirëpo vlera e përafërt është 24 milionë dollarë”.

Trump dhe kryeministrja  May pajtohen për marrëveshje tregtare pas Brexit, daljes së Britanisë nga BE.

Gjatë kësaj vizite, Trump u takua me kryeministren britanike, Theresa May, Mbretëreshën Elizabeta II. Vizita e Kreut të Shtëpisë së Bardhë në Britani u shoqërua me protesta të mëdha kundër tij.

Article Logic
Execution time: 0.0039329528808594