INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk ka të mbaruar droga nga Shqipëria/ Kapet gomonia me 300 kg, arrestohen dy shqiptarë

Nuk ka të mbaruar droga nga Shqipëria/ Kapet gomonia me 300 kg, arrestohen dy shqiptarë

Publikuar më: 11:39 12-10-2018

Një gomone me drogë nga Shqipëria është sekuestruar mëgjesine sotëm nga roja bregdetare italiane.Në mjetin lundrues janë sekuestruar rreth 300 kg drogë dhe janë vënë në pranga 2 skafistë shqiptarë. Roja bregdetare italiane ka identifikuar gomonen me një ngarkesë të dyshimtë në bord, duke u vënë mënjëherë në ndjekje të saj.
Skafistët sapo kanë pikasur ndjekjen nga roja bregdetare italiane kanë shtuar shpejtësinë duke mbërritur në bregdet, ku kanë braktisur mjetin lundrues e janë larguar në këmbë. Policia pyjore e Lecces ka mundur të kap dy skafistët shqiptarë të fshehur në parkun natyror "Le Cesine." Në gomone roja bregdetare e financës italiane ka sekuetruar 294 kg marijuanë dhe 16 kg hashash me një vlerë përfitmi tregu mbi 3 milionë euro. 24 orë më parë një tjetër gomone me 354 kg marijuanë e trafikuar nga Shqipëria u kap në Adriatik nga roja bregdetare italiane dhe në pranga u vu një 41 vjeçar italian me banim në Leçe. Ndaj dy skafistëve shqiptarë rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të drogës. Prej janarit të 2018 e deri më sot janë sekesutruar 17 ton marijuanë, 18 mjete lundruese të pëdoruara për transportimin e drogës dhe janë arrestuar 42 skafistë.

Article Logic
Execution time: 0.0036389827728271