INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të gjithë po ikin. PD, vetëm në 2018 u larguan nga Shqipëria 160 mjekë

Të gjithë po ikin. PD, vetëm në 2018 u larguan nga Shqipëria 160 mjekë

Publikuar më: 11:48 14-11-2018

Shumë po zgjedhin të largohen nga vendi. Jeta e vështirë por bën që qytetarët të shohin vetëm largimin si shpresë të vetme. Një nga kategoritë që po ikën pasivisht janë dhe bluzat e bardha. Është partia Demokratike ajo që ka publikuar shifrat e të larguarave vetëm këtë vit. Deputeti Bardh Spahia i kundërpërgjigjet Ministres së Shëndetësisë.
Bardh Spahia:
“160 mjekë janë larguar këtë vit nga Shqipëria! 350 infermierë kanë aplikuar për t’u larguar. Ndërkohë që ministrja Manastirliu deklaron që për 10-mujorin e parë të 2018 janë punësuar 153 mjekë dhe 820 infermierë, faktet flasin ndryshe; Mbi 160 mjekë këtë vit kanë zgjedhur të ikin nga Shqipëria. Në 2017 kanë aplikuar 617 infermierë, kurse këtë vit janë në proces 350 infermierë për t’u larguar. 78% e mjekëve duan të ikin nga vendi. Mashtrimet për rritje pagash nuk funksionojnë më. Me këtë ritëm, ministria nuk arrin dot të plotësojë as vendet e lëna bosh nga mjekët dhe infermierët që largohen nga skamja, krimi dhe dëshpërimi”.

Article Logic
Execution time: 0.0035951137542725