INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Radha e Gjirokastrës, 12 personat e rrezikshëm të qytetit [FOTO]

Radha e Gjirokastrës, 12 personat e rrezikshëm të qytetit [FOTO]

Publikuar më: 11:58 16-11-2018

Ditën e sotme Policia e Shtetit ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për denoncimet e vendndodhjes së personave më të rrezikshëm në qytetin e Gjirokastrës. Bëhet fjalë për 12 persona të dënuar dhe akuzuar për vepra të rënda penale, si vrasje, trafik i lëndëve narkotike, grabitje me dhunë e të tjerë.

Për pasojë autoritetet policore kanë publikuar fotot, emrat dhe akuzat që rëndojnë mbi 12 persona më të rrezikshëm të Gjirokastrës.

“Ja 12 personat e kërkuar në qarkun e Gjirokastrës. Policia e Shtetit fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Ditët e fundit policia e Vlorës dhe Fierit ka publikuar edhe personat e rrezikshëm në këto dy qytete.

12.jpg

11.jpg

10.jpg

9.jpg

8.jpg

7.jpg

6.jpg

5.jpg

4.jpg

3.jpg

2.jpg

1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036959648132324