INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dekretimi i Lleshajt, Meta: Kemi kohë deri në darkë

Dekretimi i Lleshajt, Meta: Kemi kohë deri në darkë

Publikuar më: 13:36 16-11-2018

Presidenti Ilir Meta është pyetur sot nga gazetarët mbi vendimin që ka marrë për dekretimin apo mosdekretimin e Sandër Lleshajt në postin e ministrit të Brendshëm. 

Mesa duket ai ka vendosur të jap vendimin në kohë limit, pasi kreu i shtetit u ka thënë gazetarëve se ende ka kohë. “Kemi kohë deri në darkë”, ka thënë Meta, duke u shprehur më pas se sonte ai do të jetë në një studio televizive. Mbetet për t’u parë nëse Lleshi do e mësojë dekretimin apo mosdekretimin nga televizioni por për t’u theksuar është fakti se, sonte në darkë përfundon afati për vendimin e Presidentit.
Më parë Ilir Meta ka thënë se ka disa pikëpyetje të cilat duhet të sqarohen rreth Sandër Lleshajt, i propozuar nga kryeministiri Rama si pasues i Fatmir Xhafajt.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034141540527344