INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tmerr në Pakistan, përdhunohet dhe vritet 3-vjeçarja

Tmerr në Pakistan, përdhunohet dhe vritet 3-vjeçarja

Publikuar më: 17:02 27-12-2018

Tmerr në Abbottabad, në Pakistan, ku një fëmijë 3 vjeç është përdhunuar dhe vrarë. Sipas policisë 3 vjeçarja ishte zhdukur të martën pasdite nga shtëpia e saj dhe prindërit kishin bërë një denoncim. Trupi i fëmijës është gjetur një ditë më pas i hedhur në një kanal pranë qytezës.

Policia ka arrestuar 30 persona të dyshuar dhe po heton për të gjetur përgjegjësit.

Sipas agjentit të policisë Muhammad Ijaz, e vogla me emrin Faryal, “ka ndërruar jetë për shkak të frikës dhe dhimbjeve”, pas dhunës që ka pësuar.

Ngjarja ka ndodhur në distriktin e Khyber Pakhtunkhëa, pranë Abbottabad (lokalitet i njohur për qëndrimin para ekzekutimit të terroristit Osama Bin Laden në vitin 2011).

Në janarin e shkuar, i gjithë Pakistani doli në protestë për një fakt analog: Zainab Ansari, një fëmijë 6 vjeçe, u përdhunua dhe vra në zonën e Kasurit, në Punjabi. Policia arriti të arrestojë autorin e aktit makabër, Imran Ali, i dënuar me vdekje dhe i ekzekutuar me varje në litar në tetor të këtij viti.

Article Logic
Execution time: 0.0037269592285156