INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Festojnë lindjen e djalit me ëmbëlsira me pesticide, 23 persona vdesin, 77 të helmuar

Festojnë lindjen e djalit me ëmbëlsira me pesticide, 23 persona vdesin, 77 të helmuar

Publikuar më: 14:59 25-04-2016

Të paktën 23 njerëz kanë vdekur nga disa ëmbëlsira të helmuara në Paksitan, njofton policia.

Vdekjet nga këto ëmbëlsira filluan javën e kaluar, kur një banor i provincës Punjab, kishte blerë ato për të festuar lindjen e djalit të tij.

Ai dhe 11 të afërm të tjerë janë ndër të vdekurit, ndërsa 77 njerëz të tjerë janë helmuar, pesë prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Policia ka arrestuar dy pronarët e dyqanit të ëmbëlsirave, ndërsa është duke u hetuar shkaku i helmimit të atyre ëmbëlsirave tradicionale pakistaneze.

Policia thotë se ka gjetur një lloj të pesticideve, të cilat janë të ndaluara, brenda dyqanit prej nga janë blerë ëmbëlsirat.

Article Logic
Execution time: 0.0037250518798828