INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes! Këtu është e ndaluar të flasësh për Shën Valentinin

Kujdes! Këtu është e ndaluar të flasësh për Shën Valentinin

Publikuar më: 17:45 09-02-2018

Ndërsa shumë persona kanë nisur të planifikojnë ku të festojnë festën e të Dashuruarve, ka një vend ku jo vetëm është e ndaluar të festosh por edhe të flasësh për ‘Shën Valentinin’.

Në 14 shkurt është e ndaluar çdo festim apo të shqiptohet a përmendet në television, media apo internet termi Shën Valentin.

Dhe ky shtet është Pakistani, atje Shën Valentini konsiderohet tabu.

Në vendin musliman një ditë të tillë e konsiderojnë një formë të imperialzimit të Perëndimit, në kundërshtim me ndjenjën kombëtare.

Dhe vendimin që të ndalohet fjala për Shën Valentinin e ka marrë autoriteti kombëtar i telekomunikacionit i cili njoftoi se mediat nuk duhet të flasin për të.

Po ashtu është i ndaluar festimi në vende publike.

Në 2016 vetë presidenti u shpreh kundër ditës së Shën Valentinit si festë që në rrezik vlerat e shtetit.

Article Logic
Execution time: 0.0037128925323486