INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama live në media, PD nuk e do reformën

Rama live në media, PD nuk e do reformën

Publikuar më: 15:09 25-04-2016

Edi Rama i është rikthyer traditës së mbajtjes së mbledhjes së grupit të hapur për mediat. Për herë të parë, pas ardhjes në pushtet, këtë praktikë e aplikoj pas rikthimin nga vizita e tij në SHBA, ndërsa këtë të henë Kryeministri kishte një tjetër mesazh shumë të rëndësishëm, për të cilin preferoj ta japë live në televizion.

Solidariteti i grupit kuvendor demokrat me Sali Berishën, i cili u përjashtua për 10 ditë nga punimet kuvendore, është një mesazh i qartë për kryeministrin se opozita nuk e “do” Reformën në Drejtësi.

“Sot marr një tjetër fakt në zinxhirin e fakteve që e bëjnë gjithmonë e më të qartë për gjithmonë e më shumë njerëz, mungesën e vullnetit të PD për të bërë reformën në drejtësi në kohën e duhur dhe me të gjithë thellësinë e nevojshme.

Masës së drejtë të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë brenda mundësive institucionale sipas rregullores së Kvendit për të mos lejuar për 10 ditë atë që bëri thirrje për marrjen e armëve që të jetë pjesë e Kuvendit, PD i është përgjigjur me bojkot të Kuvendit, pra me solidaritet të plotë me thirrjen: Merrni armët që të mbrohemi nga reforma në drejtësi”.

Article Logic
Execution time: 0.0038859844207764