INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lotot ulin qepenat pa pritur datën 31 dhjetor, kazinotë ende të hapura [VIDEO]

Lotot ulin qepenat pa pritur datën 31 dhjetor, kazinotë ende të hapura [VIDEO]

Publikuar më: 17:11 27-12-2018

Janë ditët e fundit të 2018, kohë kur bizneset kazino dhe loto kanë afatin e fundit për të funksionuar në Shqipëri. Nga një vëzhgim i IN Neës në kryeqytet konstatohet se është e vështirë që të gjesh një loto.

Edhe ato pak që sot janë të hapura, duke se vetëm po presin fundin e viti, ndërsa pronarët e tyre jashtë kamerave pranojnë se do ti shndërrojnë lotot në lokale.
Ndërkohë shenjat e mbylljes së lotove janë në çdo rrugicë të kryeqytetit.
Por kazinotë janë thuajse të gjitha të hapura, dhe duket se kanë vendosur të mbajnë hapur biznesin deri më 31 dhjetor. Në kryeqytet janë shumë pak kazino që janë mbyllur.
Pranë qendrës së biznesit rezulton se lotot kanë dorëzuar dokumentacionin për mbylljen e bizneseve. Por si po e presin qytetarët këtë vendim?
Qytetarët:
“Shyqyr i madh për Shqipërinë. Bixhozi ka shkatërruar shumë familje shqiptare”.
Madje disa prej tyre thonë se ky vendim është i vonuar.
Qytetarët:
“Për mendimin im duhet të reflektojnë. Është për më mirë. Është një ide shumë e mirë. Unë jam kundër lotove”.
Pas 1 janarit të gjitha lotot dhe kazinotë elektronike do të mbyllen, një vendim i cili u mor pak javë më parë në kuvend nga shumica socialiste. Por mbyllja e mijëra bizneseve do të shkaktojë edhe rreth 8 mijë persona të papunë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038111209869385