INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Atmosferë festash, Bashkia e Tiranës urim të veçantë për qytetarët [VIDEO]

Atmosferë festash, Bashkia e Tiranës urim të veçantë për qytetarët [VIDEO]

Publikuar më: 18:22 27-12-2018

Është kohë festash dhe urimesh. Institucionet janë të dekoruara por edhe rrugët kryesore të Tiranës ftojnë për festë. Urimet përçohen përmes të gjithë mediumeve, siç janë dhe tabelat e mëdha në hyrje të Tiranës.

Nga një vëzhgim që bëri IN TV në kryeqytet, rezulton që të gjitha tabelat në hyrje të Tiranës nuk janë me mesazhin e zakonshëm të tërheqjes së vëmendjes së qytetarëve për të qenë të kujdesshëm në drejtimin e makinës.
Në këto ditë festash e urimesh shkronjat ndriçuese me “Kujdes shpejtësinë” apo “Vendosni rripin’ janë zëvendësuar me urimin për një 2019-të të begatë për të gjithë.
Në fakt kjo nuk është hera e parë që Bashkia e Tiranës ndryshon mesazhet në tabelat elekronike.
U bë viral mesazhi Bashkisë së Tiranes, gjatë verës që ftonte qytetarët të tregohen të kujdesshëm duke lidhur rripin e sigurimit, teksa udhëtojnë me makinë me tekstin “Lidhe rripin Kiki, Drake do të të mirëkuptojë’.

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.003788948059082