INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Unaza e Madhe, mbi 300 familjeve që do t’ju shemben banesat do rimbursohen

Unaza e Madhe, mbi 300 familjeve që do t’ju shemben banesat do rimbursohen

Publikuar më: 16:59 05-11-2018
Mbi 300 familje do të preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe përgjatë segmentit nga Pallati me Shigjeta deri tek sheshi Shqiponja. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku sqaroi se çfarë do të ndodh me banesat që janë me dokumente pronësie dhe me ato që aktualisht janë në proces legalizimi. “Çdo person i cili ka një dokument hipotekor për banesën e tij apo biznesin e tij që preken nga projekti do të marrin dëmshpërblim sipas ligjit. Të gjithë ato të cilat janë në proces legalizimi dhe do të duhet të skualifikohen nga legalizimi si pasojë e këtij projekti Bashkia Tiranë do i trajtojë me një nga programet e mbështetjes për banesë që ne kemi në dispozicion, ku ne do i trajtojmë me një procedurë të posaçme për bonusin e qerasë”, tha Arbjan Mazniku, nënkryetar i Bashkisë Tiranë. 
 
Ndërsa kreu i ARRSH, Afrim Qendro foli më me detaje për projektin. “Kemi pesë lote që janë në vazhdim nga Farka deri në Shkozë, së bashku me zgjatimin deri tek Materniteti i Ri dhe nga Shkolla Teknologjike deri tek Shqiponja. Ky është një projekt shumë i rëndësishëm dhe është për 100 vitet e ardhshme për kryeqytetin”, u shpreh Afrim Qendro, kreu i ARRSH.
 
Autoritet ende nuk kanë një datë se kur do të nis prishja e objekteve përgjatë segmentit ku do ndërtohet Unaza e Madhe. Aktualisht janë disa institucione të cilat merren me evidentimin e dokumentacioneve të  objekteve që preken nga zbatimi i projektit të Unazës së Madhe.
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0036840438842773