INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: Mbikalimi i

Rama: Mbikalimi i "Unazës së Re" do i japë “frymë” trafikut në kryeqytet

Publikuar më: 14:22 02-12-2016

Një nga segmentet më të rëndësishme të kryeqytetit, ai i mbikalimin e Unazës së Re, pritet t’i japë “frymë” dhe trafikut në Tiranë, ëhstë inspektuar nga Kryeministri rama, Ministri i Transporteve Sokol Dervishaj e kryebashkiaku Erion Veliaj. Ata kanë parë nga afër progresin e punimeve në këtë segment të rëndësishëm të Unazës së Madhe, që pritet të lehtësojë qarkullimin në një zonë me rreth 100 mijë banorë dhe të çlirojë trafikun në qendër.  
Edi Rama:
“E rëndësishme është që u vu në vijë, sepse ishte një nga projektet e bllokuara të Tiranës, njësoj si bulevardi, edhe ky për shkak të zvarritjeve dhe mungesës së një organizimi minimal në Bashkinë e Tiranës. Tashmë, situata është 100% e përmbysur. Janë vepra që, nëse do i kishim bërë me radhë e në kohën e duhur, e nuk do na kishin dalë pengesat komplet barbare që na dolën, sot do ishim në kushte të tjera.
Edhe kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ndërtimi i këtij mbikalimi do ti sjellë frymëmarrjen trafikut të kryeqytet.
Erion Veliaj:
“Ky segment i jep zgjidhje një nyje të rëndësishme të trafikut. Gjithë trafikut që vjen nga jugu i Tiranës. E sigurisht, stabilizon gjithë trafikun që vjen nga Dogana, nga Durrësi drejt Elbasanit, duke eliminuar futjen mes për mes Tiranës, në Sheshin Skënderbej apo në unazat më të vogla të qytetit. Me 600-metërshin që po prokuron Ministria e Transportit, ne besojmë që deri në verë do e kemi përfunduar këtë segment, Sheshin “Skënderbej” dhe Bulevardin e Ri, që janë tre projektet kryesore të Tiranës në këtë moment dhe më emergjente”.  
Sokol Dervishaj:
“Investimi po ecën sipas parashikimeve dhe në pranverë do ketë përfunduar minimalisht segmenti nga ku jemi deri tek TEG-u, në mënyrë që në përfundim të segmentit TEG – tunel i rrugës Tiranë - Elbasan, kjo të jetë një arterie që lidh rrugën Tiranë – Elbasan”.

Article Logic
Execution time: 0.0035090446472168