INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tirana pa drita. OSHEE: Këto janë zonat ku do të mungojë energjia

Tirana pa drita. OSHEE: Këto janë zonat ku do të mungojë energjia

Publikuar më: 10:19 23-01-2018

OSHEE njofton se zona të tëra në Tiranë do të jenë sot pa energji elektrike. Shkak për këtë mos furnizim me energji janë punimet që po bëhen për fuqizimin e N/Stacionit Traktora 110/20/6kV. Energjia elektrike do të mungojë nga ora 09:00 deri në 14:00 të ditës së martë. Punimet po bëhen në prani edhe të ekspertëve të huaj. OSHEE bën me dije se zonat që preken nga ky stakim janë: Kodra e Metallve, Zona Farkë, rreth Qytetit Studenti, Shkozë (pjesërisht), Kodra e Kokonozëve, ish-Parku Komunal, pallatet pranë Oxhakut tek “Shkolla e Bashkuar”, Porcelani, Rruga “Pasho Hysi”, Kryegjyshata, Poligrafiku, Burgu 325, Zona Uzina e Traktorit. Po kështu pa energji do të mbeten zona te Arkivi, Shkozë 2, Instrumentali, Reparti 8802, Uzina Gjeologjike, Privat/ UPNA, subjekti “Sina 98”, pranë Depos se Ujit , pranë Sanatoriumit, Kodra e Priftit, furnizim dytësor për Maternitetin e Ri, furnizim dytësor për Antenat e Televizioneve në Dajt, Vilat Qeveritare në Dajt, furnizim dytësor Televizioni News 24, Garda dhe pjesërisht rruga “Todi Shkurti”.

Article Logic
Execution time: 0.0049200057983398