INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Krim Pasioni”, gazetarja zbulon detaje të reja, ja se çfarë u gjet në telefonin e Arjelës...

“Krim Pasioni”, gazetarja zbulon detaje të reja, ja se çfarë u gjet në telefonin e Arjelës...

Publikuar më: 09:51 23-01-2018

Të tjera të dhëna janë zbuluar në lidhje me ngjarjen që tronditi jo vetëm Tiranën por të gjithë opinionin publik.

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në ‘Studio e Hapur” ka treguar me detaje se si ndodhi ngjarja dhe se çfarë flasin hetimet paraprake.

Ajo tha se nga vëzhgimi i telefonit është zbuluar se mes dy të rinjve ka pasur kontakte, javëve të fundmi kanë qenë më të acaruara.

“Ngjarja ka ndodhur në sy të motrës dhe kushërirës, të cilat kanë qenë duke e shoqëruar atë për në shtëpinë e saj. Janë ndaluar nga autori i cili ka udhëtuar nga Fieri enkas për tu takuar me të ndjerën. Ai ka pasur një debat me të, ka tentuar ta godasë, dhe ajo është ulur për ti shpëtuar goditjes dhe më pas ai ka qëlluar drejt saj.

Fillimisht ka mbetur e plagosur dhe diku pas një ore ka ndërruar jetë në spital.

Nga të gjitha hetimet paraprake por edhe nga këqyrja e telefonit është vënë re se ngjarja kishte acarime. Nga hetimet flitet se një javë më parë ka shkuar në shtëpi të vajzës për ti kërkuar dorës, por nuk ka pasur marrje në pyetje të familjarëve.

Por ka pasur komunikim mes tyre. Nuk dihet nëse kanë pasur biseda të acaruara, kjo mbetet për tu parë.  Vajza ka qenë duke u adresuar në komisariatin numër 4 por që nuk ka arritur ta bënte pasi ndodhi ngjarja”, tha Lala.

Article Logic
Execution time: 0.0015840530395508