INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tirana 13 orë pa drita, reagon ashpër PD

Tirana 13 orë pa drita, reagon ashpër PD

Publikuar më: 10:21 02-11-2016

Prej më shumë se 13 orësh disa lagje të kryeqytetit vuajnë mungesën e furnizimit me energji elektrike. Mësohet se energjia është ndërprerë që prej orës 19:30 të mbrëmjes së të martës dhe nuk është rikthyer ende.
Nëpërmjet një njoftimi publik, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike e justifikon mungesën e energjisë me lëvizjen e Nënstacionit Qendër.
Mësohet se 4 fidra që lidhen me nënstacionin e Selitës pësuan avari për shkak të mbingarkesës nga mosfunksionimi i Nënstacionit Qendër.
Kjo ka sjellë reagimin e ashpër të selisë blu.
Nëpërmjet Sekretarit Organizativ, Enno Bozdo, opozita akuzoj Kryeministrin Rama për këtë situatë. Sipas Bozdos ndërprerja e energjisë ka sjellë dhe djegien e paisjeve elektroshtepiake duke shkaktuar dëme të mëdha ekonomike për familjet dhe biznesit në kryeqytet.
Enno Bozdo:
“Çmimi i energjisë është rritur por drita s’ka. Faturat aforfe kërcasin gjithandej, por në këtë fillim dimri, energjia po ndërpritet si kurrë më parë. Edi Rama të fut në burg për faturën, por kur digjen pajisje, kur i le në errësirë qytetarët, kur u shkakton humbje bizneseve, kush mban përgjegjësi, kush duhet të shkoj në burg?!”

Article Logic
Execution time: 0.0036070346832275