INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zjarr në nënstacionin e Kasharit, periferia pa drita

Zjarr në nënstacionin e Kasharit, periferia pa drita

Publikuar më: 10:04 16-01-2017

Periferia e kryeqytetit ëhstë në errësirë që prej orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme. Mësohet se shkak për këtë është bërë një zjarr që ka përfshirë nënstacionin e Kasharit rreth orës 02.35, duke djegur të gjithë fidrat 20 kilovolt dhe kjo ka bërë që shumë zona të vuajnë mungesën e energjisë elektrike. Zjarri është shuar me ndihmën e zjarrfikësve dhe aktualisht po punohet për riparimin e dëmit, i cili vlerësohet i përmasave serioze, pasi do të duhen disa orë për kthimin në punë të 20 fidrave të djegur dhe vënien në punë të nënstacionit Kashar. Zonat pa energji elektrike janë një pjesë e Kamzës, Kasharit dhe autostradës.

Article Logic
Execution time: 0.0035390853881836