INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Ti dhe Ermali u bëtë milionerë me injorancën e shqiptarëve'', Bes Kallaku kapet KEQ me fansin: Mbylle…[FOTO]

''Ti dhe Ermali u bëtë milionerë me injorancën e shqiptarëve'', Bes Kallaku kapet KEQ me fansin: Mbylle…[FOTO]

Publikuar më: 13:51 13-06-2019

Prej ditësh është bërë e ditur se Bes Kallaku ka kohë që po punon mbi zhvillimin e një filmi të zhanrit komedi në të cilin do të jetë protagonist. Ky projekt mban plotësisht emrin e Bes Kallakut kjo pasi filmi do të prodhohet nga kompania e tij ‘Loku Film’ logon e të cilës ai e ka treguar në rrjete sociale.

Aktori i njohur ka zbuluar më shumë rreth filmit për të cilin është shprehur se ka 2 vite që po punon. Ai ka publikuar në Instagram posterin tipik të një kandidati për deputet apo kryebashkiak. Në të shfaqet një slogan, emri i partisë dhe fotoja e kandidatit: Falco Laçjani, “Voto Partinë Para Albania. Stop vjedhjes ër ejjj.”

Por pas këtij postimi ai është është konfliktuar me një nga ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram ku fansi e ka sulmuar atë.

“I keni rënë lapsit ju me shqiptarët që qeshim me ka*lliqet tuaja dhe të Ermalit. U bot milionera me injorancën tonë. Ju lumtë, i fusni një film pa lidhje leku letër. Qr shenjat e kiametit”- shkruan komentuesi në postimin e Bes Kallakut.

Ndërkohë aktori i është përgjigjur:

“Nuk ke faj vllai, fiks shenjat e kiametit. Kur lexo komente dhe arsyetime si ky i yti me vjen t’i them zotit, – Gjatë e ke çu… mbylle me kaq.”

jonni.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033938884735107