Lorik Cana ka kohë që na mungon në fushën e lojës dhe në qendrën e mbrojtjes së kombëtares. Kapiteni dhe ikona e futbollit shqiptar, tashmë në jetën e tij po merret me shumë gjëra, nga analisti sportiv tek organizatat bamirëse.
Së fundmi, ai është bërë nostalgjik pasi ka postuar një foto të vjetër të tij në llogarinë e tij të Instagram-it që ka marrë shumë reagime.
Kapiteni legjendar i kombëtares sonë shfaqet së bashku me nënën e tij kur ka qenë i vogël. “Mama dhe mini Liki, dikur viti 85-86, s’jam i sigurt”- ka shkruar bashkangjitur me foton.
Në këtë foto ai ka marrë shumë komente të ndryshme nga të gjithë ndjekësit e tij, por komenti që mori më shumë vëmendje dhe që na bëri të qeshim të gjithë ishte ai i aktorit të njohur Bes Kallaku.
“Duket katunari, e vret dielli, me sy mbyllur dhe vetullat e verdha”.
View this post on InstagramMama dhe mini Liki ❤️ dikur viti 85-86 s’jam i sigurt ???
A post shared by Lorik Cana (@lorikcana) on
![Lorik Cana poston foton kur ishte 3-vjeç. Komenti Bes Kallakut do ju shkrijë së qeshuri [FOTO]](https://cms.intv.al/media/k2/items/cache/f735ac2b9fdddc6f4876103ad9db5f30_L.jpg)