INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa të fshehur e paskan mbajtur! Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku po vijnë me projektin e madh [FOTO]

Sa të fshehur e paskan mbajtur! Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku po vijnë me projektin e madh [FOTO]

Publikuar më: 14:24 06-06-2019

Bes Kallaku dhe Ols Bylyku janë dy aktorë humori shumë të preferuar për të gjithë popullin shqiptar, ku na bëjnë të qeshim me humorin e tyre.

Të dy aktorët janë shumë aktivë në rrjetet e tyre sociale ku ndajnë me adhuruesit e tyre foto dhe video të ndryshme, qoftë ato gazmore po ashtu dhe nga jeta personale e përditshmërisë.

Ata kanë pozuar në një foto sot me Suada Dacin, kryeredaktoren e “BE Coffee”, ndërkohë që prapa tyre shihet një logo e “Loku Film”.

Disa burime për “News31.al”, tregojnë se “Loku Film” është kompania e Bes Kallakut që do të realizojë edhe një film, ku sigurisht Besi do të jetë protagonist dhe zhanri i filmit pritet të jetë komedi.

Pjesë e filmit me sa duket do të bëhet edhe Olsi i cili prej “Portokallisë”, i qëndron pranë Besit dhe çdo projekt apo hap në karrierë po e bëjnë bashkë.

 

View this post on Instagram

?...

A post shared by Olsi Bylyku (@olsibylyku1) on

Article Logic
Execution time: 0.0040271282196045