Olsi Bylyku është një nga aktorët më të dashur të humorit në trojet shqiptare. Edhe pse mjaft i ri, ai i’a ka dalë që në skenë të prodhojë të njëjtin kualitet të qeshurash si kolegët e tij që kanë vite në këtë profesion.
Ai është shumë aktiv në rrjetet sociale ku publikon shpesh foto e video nga më të ndryshmet për ndjekësit e tij dhe jo rrallë herë ndodh që të ngacmojë artistët shqiptarë për tekstet që përdorin në këngët e tyre.
E këtë herë “viktima” e Olsit ishte pikërisht këngëtarja shumë e pëlqyer për publikun shqiptar, Tayna. Aktori i humorit ka publikuar video duke dëgjuar këngën e Taynas në makinë dhe më pas thotë: “Dy llafe që të ecni përpara në jetë që i ka thënë Shekspirja e brezit tonë, Tayna “Jiggle, jiggle, juggle”. Po ku i ka shku mendja”, u shpreh Olsi.
OlsiTayna2 from Vimeointv.al on Vimeo.
![Upsss, si do e presë ajo?! Olsi Bylyku kap këtë DETAJ dhe tallet me TAYNA-n para të gjithëve: Po ku i ka...[VIDEO]](https://cms.intv.al/media/k2/items/cache/10327a0311fb57ef5c5db40a37fe7ad8_L.jpg)