INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Thellohet përplasja, Meta i kthen qeverisë dy ligje

Thellohet përplasja, Meta i kthen qeverisë dy ligje

Publikuar më: 08:41 16-07-2019

Përplasjet mes Presidencës dhe Qeverisë nuk shënojnë kthesë por vetëm thellohen. Këtë të martë, Presidenti i ka kthyer qeverisë dy ligje për rishqyrtim në Parlament, duke dhënë dhe arsyetimet përkatëse. “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr.38/2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.

Dhe ligji i dytë është: “Për disa shtesa në aktin normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”. Për këtë projektligj Meta thotë se, ka disa problematika që ndeshen aktualisht me disa sipërfaqe toke shtetërore, të cilat preken nga planet e përgjithshme vendore.

Ndërkohë, sa i përket ligjit “Për vetëqeverisjen vendore” Presidenti kërkon rishikim vetëm të dy neneve, 3 dhe 4. Sipas Presidentit, Kuvendi i Shqipërisë, me ndryshimet që ka vendosur të realizojë nëpërmjet nenit 3 dhe 4 po krijon një kompetencë të re për autoritetet vendore, por nuk ka parashikuar asnjë dispozitë mbi mënyrën ligjore se si këto autoritete, Këshillat Bashkiakë do të formojnë vullnetin e tyre për të përzgjedhur subjektin me të cilin do të hyjnë në marrëdhënie për të zhvilluar pasuritë e paluajtshme në pronësi të tyre.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0028769969940186