INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta del me qen në krah dhe jep mesazhe të koduara [VIDEO]

Meta del me qen në krah dhe jep mesazhe të koduara [VIDEO]

Publikuar më: 10:17 10-07-2019

Presidenti Ilir Meta ka vijuar me daljet e pazakonta. Pas plazhit ku shprehej se është më mirë se pishina, sot kreu i shtetit nga Sarajeva ka dalë me një qen, i quajtur Darko.

“Unë e nisa mbarë ditën sot me Darkon. Uroj një ditë të mbarë edhe për ju!”, shkruan Meta tek videoja, ndërsa më pas thotë se qentë dhe macet nuk shkojnë shumë por jo në të gjitha rastet.

“Ju përshënes me Darkon, mikun tim më të ri këtej nga Jaurina në Bosnjë, mbas një shëtitje mjaft të këndshme. Përshëndes në veçanti Sashën, macen time të dashur pasi ngjajnë shumë dhe shpresoj të takohen së shpejti. Thonë që macet me qentë nuk shkojnë shumë por ky nuk është rasti”, thotë Meta në mesazhin e tij me qenin në krah.

Article Logic
Execution time: 0.0038909912109375