INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta: Do kënaqeni kur t'ju tregoj se pse...

Meta: Do kënaqeni kur t'ju tregoj se pse...

Publikuar më: 09:53 05-07-2019

Presidenti Ilir Meta duket se do i hap të gjithë fletet e asaj që ai e cilëson Ramaformë, referuar reformës në drejtësi.  Sot Presidenti ka shpërndarë në faqen e tij një shkrim të shtypit shqiptar ku është analizuar reforma dhe më pas shkruan se do të sjell arsyet pse edhe pas 3 vitesh Shqipëria është pa Gjykatë Kushtetuese. 

“Duke udhëtuar drejt Tropojës sapo përfundova leximin e shtypit për sot. Ndaj ju ftoj edhe ju që të lexoni me vëmendje një shkrim i cili ndihmon për të kuptuar si funksionon shndërrimi i Reformës Historike të Drejtësisë të 21-22 korrikut në Ramaformë. Më vonë, kur të jem më i lirë që të shkruaj me terezi, do kënaqeni kur t'ju tregoj se pse sot pas tre vitesh nuk keni asnjë anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Askush më mirë se unë nuk ua tregon dot, jo se jam ndonjë tregimtar i madh, por për shkak të detyrave të larta edhe si ish-Kryetar i Kuvendit e si President i Republikës”, shkruan Meta.
Sërish ai I është referuar një grupi ndërkombëtarësh, që sipas Metës kanë funksionuar si kor I strukturuar. “Të jeni të sigurt se fajin nuk e ka Reforma e bërë me 140 vota në Kuvend tre vjet më parë, por transformimi i saj në Ramaformë bashkë me një kor të strukturuar ndërkombëtar që nuk do të pranojë bashkëfajësinë për këtë dështim që po e vuajnë qytetarët, ekonomia dhe biznesi. Shpresoj që këto “arritje” të Ramaformës të mos i mësojnë Profesorët e nderuar të Komisionit të Venecias, të paktën gjatë verës, se më e pakta do kalojnë në gjendje të fikti, përveçse s'do e kuptojnë kurrë pse duhet të punonin e studionin për mëse një vit me intensitet aq të lartë e të vinin e të iknin shumë herë kur këtë Ramaformë mund ta kishte mbyllur z.Agaçi për një javë dhe disa miq të inamoruar pas reformës të brohorisnin “È buono per l'Albania”, vijon Meta.
Së fundmi, ai i kthen përgjigje edhe PS, që e akuzon se deklaratat e tij vijnë për shkak të frikës nga drejtësia. “E di që disa do thonë se kam frikë nga Reforma në Drejtësi e sidomos nga SPAK-u. Pa merak për të gjithë sepse sapo kalova edhe Spaçin”, përfundon shkrimi i kreut të shtetit.

Article Logic
Execution time: 0.003673791885376