INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Balla në Kuvend: Avni Rustemi ka ditë që rrotullohet në varr, zyra e presidentit të lirohet urgjentisht

Balla në Kuvend: Avni Rustemi ka ditë që rrotullohet në varr, zyra e presidentit të lirohet urgjentisht

Publikuar më: 11:04 04-07-2019

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, gjatë fjalës së mbajtur në seancën e sotme plenare ka hedhur një sërë akuzash në drejtim të presidentit Ilir Meta.

Me ironi, Balla tha se Avni Rustemi po rrotullohet në varr duke shtuar se të hënën do të vuloset edhe fati i Presidentit.

“Reforma në drejtësi veçse zbatohet dhe këtu mbaron gjithë ky diskutim edhe pse e dëgjova në sallë emrin e heroit Avni Rustemi që ka disa ditë që rrotullohet në varr ku është se po ia shpërdorojnë emrin njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me Avni Rustemin.

Nuk dua të harxhoj kohën sot do të kemi seancë të posaçme të hënën që do t’i hapë rrugën një hetimi të plotë për shkelje të plotë të kushtetues nga ana e presidentit dhe ajo zyrë duhet të lirohet urgjentisht, dhe aty të jetë një figurë që duhet ta bashkojë shoqërinë e jo ta shndërrojë presidencën në një seli të asaj që ka mbetur nga opozita për 30 qershorin”, tha Balla.

Article Logic
Execution time: 0.0039410591125488