INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ilir Meta nuk e paqëtoi politikën, por fitoi një 'Luan të Artë'

Ilir Meta nuk e paqëtoi politikën, por fitoi një 'Luan të Artë'

Publikuar më: 09:24 13-07-2019

Presidenti Meta vlerësohet me Çmimin Ndërkombëtar të Venecias “Luani i Artë". Kreu i shtetit shqiptar vlerësohet për kontribute për promovimin e demokracisë dhe pluralizmit politik, për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan, për promovimin e bashkëjetesës dhe harmonisë fetare, si edhe për forcimin marrëdhënieve italo-shqiptare".

Në prani të autoriteteve vendore të Rajonit të Venetos, që i akorduan këtë çmim, Presidenti Meta u shpreh se ky çmim “në radhë të parë i dedikohet popullit shqiptar. Veçanërisht shqiptarëve të Italisë, që nga ata të ardhur prej shekujsh në Itali e deri tek shqiptarët e ditëve të sotme, për punëtorët, studentët, e për të gjitha familjet e shqiptarëve”.
Po ashtu, Meta këtë çmim ia dedikoi demokracisë dhe miqësisë së vendeve mike të Shqipërisë e Ballkanit.
“Falë demokracisë unë, një student i ri, u bëra deputet, ministër, Kryeministër, Kryetar Kuvendi e President i Republikës, ndaj ky çmim i dedikohet demokracisë, si sistemi i vetëm që mund të ndryshojë të ardhmen për të rinjtë dhe qytetarët e një vendi. Ky është një çmim, që u dedikohet gjithashtu udhëheqësve të moderuar të rajonit, të cilët falë pjekurisë, dialogut, kanë bërë që vendet e Ballkanit, që sillnin vetëm krizë e luftë, sot janë më afër Europës e më afër paqes mes popujve”, u shpreh Meta teksa mori vlerësimin.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035200119018555