INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flet Petrit Vasili: Kjo është arsyeja pse nuk shkarkohet dot Meta!

Flet Petrit Vasili: Kjo është arsyeja pse nuk shkarkohet dot Meta!

Publikuar më: 21:18 12-07-2019

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, deklaroi sot se komisioni hetimor i PS ndaj Presidentit është një idiotësi politike dhe paturpësi. Vasili tha se kreu i shtetit Meta nuk ka bërë asnjë shkelje dhe teksa foli për zgjedhjet lokale dhe vendimin e Presidentit të vendit për zhdekretimin e 30 qershorit, Vasili thotë se edhe pse maxhoranca ka ngritur një Komision Hetimor nuk ka për ta shkarkuar dot kreun e shtetit, pasi nuk ka asnjë materie juridike.

“Të konsumojnë deri në fund, që edhe shqiptari më i fundit të bindet se këto janë idiotë. Të mos këtë ndonjë dyshim ndonjëri. Dhe ju thashë: Çdo shkarkojnë? Çdo marrin në shqyrtim? Shtyrjen e zgjedhjeve të Ilir Metës. Çfarë ka bërë Ilir Meta? Asnjë gjë. Ka përdorur në funksion të situatës precedentin e përdorur që nga viti 1991. Thotë Ismail Kadare: Do ringrenë nga balta dhe do rivrasin të rënët. Nuk ka materie juridike, nuk ekziston. Kanë lindur nga zgjedhje të shtyra dhe do marrin në shqyrtim zgjedhje të shtyra”, tha Vasili në News 24

“Kur zgjedhjet shtyhen, sepse i interesojnë Edi Ramës janë kushtetuese, në rast se zgjedhjet kur shtyhen dhe nuk i intereson Edi Ramës nuk janë kushtetuese. Ata nuk kanë çfarë hetojnë, s’kanë çfarë shkarkojnë, por do të turpërojnë veten e tyre nga fillim deri në fund”-u shpreh nënkryetari i LSI-së.

Article Logic
Execution time: 0.0037338733673096