INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tha ''e tmerrshme, duan të martohen burrë me burrë'' për LGBTI-në, fansat i kthehen keq Jul Dedës, reagon sërish aktori! [FOTO]

Tha ''e tmerrshme, duan të martohen burrë me burrë'' për LGBTI-në, fansat i kthehen keq Jul Dedës, reagon sërish aktori! [FOTO]

Publikuar më: 20:27 18-05-2019

Gjatë ditës së sotme është mbajtur “Parada e Krenarisë” nga komuniteti LGBTI në Tiranë.

Rreth kësaj parade ka reaguar aktori i njohur shqiptar, Julian Deda i cili shkroi: “Prapë kanë dalë në rrugë ata që duan të martohen burrë me burrë? Ikni nga Tirana sot".

juket.jpg

 

Ky postim i Julit ngjalli komente e kritika të shumta ku një prej ndjekësve i shkruante aktorit: "Sa turp të shohësh një mesazh të tillë nga ana jote Jul! Dhe sidomos kur shoh përgjigjet që shkruajnë nga ana tjetër. Nuk janë këto problemet e botës, hapni sytë. Duhet të keni frikë nga njerëzit që komentojnë me këtë lloj injorance dhe këtë lloj agresiviteti. Jam pa fjalë dhe e hidhëruar".

"Mos u hidhero, ky eshte mendimi im dhe zakonisht nuk kam turp nga mendimet e mia", ja ktheu Juli.

"Po të kishe qenë në Amerikë do të kishte marrë fund si karriera, si njeri plak", "Ata janë njerëz si unë edhe ti. Askush nuk ka të drejtë të gjykojë se me kë ndan kënaqësitë, shtratin apo jetën tjetri", ishin disa komente të tjera në postimin e aktorit.

amerkt.png

 

Por pas shumë komenteve në postimin e tij, Jul Deda e pa të arsyeshme të reagojë sërish në rrjetet sociale ku bëri një shkrim më të gjatë teksa shkroi:

“Mendoni...pak.

Sot hodha nje status/mendim ose qendrim personal mbi nje aktivitet te pervitshem, qe zhvillohet ne Tirane. Behet fjale per nje parade, ne te cilen marshojne disa njerez dhe kerkojne disa te drejta, qe ne fakt askush, madje as ligji nuk ja ndalon.

Ketu qendron edhe kleçka e gjithe ketij reagimi. Si mund te kerkosh diçka qe e ke dhe nuk ta ndalon njeri ta kesh? Pse? Kjo behet, jo sepse diskriminohen por sepse shfrytezohen keto medemek kauza per te marre ca lek nga ato organizata, me mbeshtetjen e te cilave globi shkoi drejt shthurjes.

Komentet ne postimin tim ishin pafund (mund t'i lexoni), sigurisht ishin me mua te gjithe te vertetet, ndersa kunder meje te gjithe profilet fallco, qe per fat te mire ishin aq pak sa nuk ja vlen te merresh por sa per t'i respektuar po i them diçka.

Une nuk kam nevoje per vemendje mediatike, sepse ka 15 vjet qe e kam. S'kam nevoje as per vota deri ne momentin kur te kandidoj per diçka. Nuk kam nevoje as per like ne instagram por e kam detyrim genetik, moral dhe social te mbroj dhe te promovoj vlerat e nje familje normale, te shendoshe dhe tradicionale, sidomos kur shoh qe dikush perpiqet te promovoje te kunderten. Madje sot me shume se kurre duhet mbrojtur familja, si e vetmja qelize qe po i reziston akoma ketij tranzicioni politiko-social, qe s'ka te mbaruar ne kete vend.

Mendoni pak...dhe ja kalofshi bukur.”.

Article Logic
Execution time: 0.0041139125823975