INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk kishte ndodhur më parë! Jul Deda i bën Rudinës atë që bëjmë të gjithë shqiptarët, do të qeshni me lot! [FOTO]

Nuk kishte ndodhur më parë! Jul Deda i bën Rudinës atë që bëjmë të gjithë shqiptarët, do të qeshni me lot! [FOTO]

Publikuar më: 21:03 02-03-2018

Julian Deda ishte i ftuar pasditen e sotme në emisionin “Rudina” ku pavarësisht detajeve nga jeta e tij, bëri atë që di të bëjë më së miri, të shkaktojë situata komike. E batutën më interesante, Juli e kishte ruajtur për fundin e emisionit, ku teksa Rudina Magjistari po e falenderonte për praninë e tij, aktori i famshëm iu drejtua duke i thënë: “Po urime për studion e re se harrova!”

Ndonëse Rudina i shpjegoi se studioja në fakt po bëhej e vjetër sepse kishte dy vite që kishte ndryshuar, Deda vijoi të këmbëngulte duke thënë se sidoqoftë, kjo ishte hera e parë që ai vinte në të dhe nxori 10 mijë lek të vjetra nga xhepi e i la në tavolinë, sipas traditës së hershme shqiptare përsa i përket vizitave në një shtëpi të re.

Pa mundur të thotë asgjë më tej, Rudina Magjistari shpërtheu në të qeshura ndërsa aktori vijoi të thoshte se paratë do t’i merrte më vonë.

deda.png

Article Logic
Execution time: 0.0037999153137207