INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Terroristët me dronë do të hedhin lëndë kimike, paralajmërimi i zyrtarëve rus

Terroristët me dronë do të hedhin lëndë kimike, paralajmërimi i zyrtarëve rus

Publikuar më: 14:15 21-05-2019

Terroristët mund të përdorin dronë për të shpërndarë helme kimike, në mënyrë që të kryejnë vrasje masive.

Kështu i ka paralajmëruar kreu i shërbimeve të sigurisë ruse Alexander Bortnikov homologët e tij në konferencën e shërbimeve të sigurisë CIS, teksa thekson se ekziston rreziku që ekstremistët të përdorin mënyra më të sofistikuara për të kryer sulme.

“Kriminelët kanë materiale, teknologji dhe infrastrukturë për prodhimin e armëve kimike dhe biotoksinave”, tha Bortnikov, duke shtuar se terroristët janë në gjendje të përdorin automjete ajrore pa pilot për të shkaktuar sulme vdekjeprurëse.

Sipas zyrtarit rus, shkruan Russian Today grupet terroriste ndërkombëtare po përpiqen të pajisin më mirë njësitë e tyre kibernetike, të cilat synojnë infrastrukturën kritike dhe synojnë krijimin e kërcënimeve në radhët e qeverive.

Në veçanti, kriminelët kibernetikë përdorin email-it për të shpërndarë informacion të rremë në lidhje me kërcënimet terroriste.

Ndër kërcënimet e tjera, Bortnikov paralajmëroi se terroristët do të përdorin gratë dhe fëmijët që kthehen nga zonat e konfliktit.

Article Logic
Execution time: 0.0038678646087646