INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Influenca Ruse në Shqipëri, Rama: Ajo s’është tifoze e BE, ne kemi...

Influenca Ruse në Shqipëri, Rama: Ajo s’është tifoze e BE, ne kemi...

Publikuar më: 15:06 13-03-2019

I pyetur për influencën ruse në Shqipëri gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë, Rama u shpreh se Rusia nuk është tifoz i BE-së dhe se Shqipëria ka agjendën e saj.

“Rusia nuk është vend tifoz i Bashkimit Europian, i zgjerimit të BE-së dhe natyrshëm që nuk mund të ketë tifozllëk për ecurinë evropiane të asnjë prej vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kjo s’është sekret dhe dihet ndërkohë që ne kemi një axhendë kombëtare, kryefjala e së cilës është ‘Të bashkohemi në familjen evropiane”. Sa herë që kjo axhendë cenohet aq herë, kush nuk është tifoz i Evropës, i Bashkimit Europa, integrimit të plotë të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor pa dyshim që sheh një oportunitet. Kaq” u shpreh Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0032999515533447