INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tërmeti tragjik në Shqipëri bëhet lajm në mediat BOTËRORE, ja ç’shkruajnë! [FOTO]

Tërmeti tragjik në Shqipëri bëhet lajm në mediat BOTËRORE, ja ç’shkruajnë! [FOTO]

Publikuar më: 12:15 26-11-2019

Tërmeti 6.4 ballë i mëngjesit të sotëm ka tronditur mbarë vendin dhe deri tashmë numri i viktimave ka arritur në 13. Madje, lëkunjdet e tij janë ndjerë edhe në Itali, Serbi e Kosovë.

Për tërmetin më të fuqishëm të 30 viteve në vendin tonë kanë shkruar edhe mediat botërore. 

Euronews në titull kryesor të lajmit shkruan: “Shqiptarët reagojnë ndaj tërmetit më të fuqishëm në dekadat e fundit”

E famshmja “The Guardian” shkruan se nga tky tërmet kanë humbur jetën të paktën 6 persona dhe 300 të tjerë janë plagosur.

“Një nga viktimat në Durrës ishte një grua e moshuar që arriti të shpëtonte nipin duke e mbrojtur me trupin e saj”- shkruhet ndër të tjera.

“BBC” shkruan tërmeti shkatërroi ndërtesat duke zënë poshtë shumë persona. Gjithashtu, shton se lëkundjet e tij kanë arritur të ndjehen deri në Itali, Serbi e Kosovë.

“DW” shkruan se ky është tërmeti më i fuqishëm që ka goditur vendin në dekada dhe se shumë persona kanë humbur jetën pasi i kanë mbetur të zënë në ndërtesat e rrëzuara.

skbet.png

Screenshot.png

ert.jpg

pwor.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0041739940643311