Presidenti Meta përmes një statusi në Facebook ka shprehur ngushëllime për familjarët dhe kolegët e kryekomisarit Bajram Hajdarmataj, i cili është zënë nga rrënojat e Kavaleshencës.
“Me keqardhje të madhe u shpreha sot përfaqësuesve të Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura, nga Kavaleshenca e Ministrisë së Brendshme në Durrës, ngushëllimet më të thella e të sinqerta, për humbjen e jetës në krye të detyrës të kolegut dhe pedagogut të nderuar, Bajram Hajdarmataj.
Jam pranë familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij në këto momente tepër të rënda për ta!”, shkruan Meta.









6 Nov 2025 





