Tërmeti i fuqishëm i orës 03:55 të mëngjesit të sotëm ka rezultuar me një bilanc tragjik. Shtabi i Emergjencave Civile ka konfirmuar se 13 persona kanë humbur jetën. Nga ana tjetër edhe Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se 600 persona kanë pëësuar lëndime fizike.
"Situatë është e rëndë për shkak të numrit të madh të godinave të dëmtuara dhe të shtrirjes gjeografike" tha ministrja e Mbrojtjes.
Tërmeti më i fortë dhe shkatërruesi ishte ai i i orës 03:54 të mëngjesit me magnitudë 6.4 ballë dhe prej atij momenti janë shenuar mbi 100 goditje dhe nuk perjashtohen goditje te tjera.
Deri tani raportohet per gati 30 persona te shpetuar nga rrënojat.
5 viktima janë gjetur nën rrënojat e pallatit ne Thumane. Dy te vdekur ne zonen e plazhit ne Durres, ku eshte shembur vila Palma dhe një viktimë në lagjen 18 ku u rrëzua një tjeter pallat. Nje viktime ka dale nga rrenojat ne Miramar te Durresit.
Një viktimë është raportuar në Lezhë dhe një tjetër në Kurbin ku një burrë është hedhur nga ballkoni në panik e sipër.









6 Nov 2025 





