Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka folur mbi situatën e deritanishme pas goditjeve të fuqishme të tërmetit në Shqipëri.
Xhaçka ka konfirmuar se deri tani pbëhet fjalë për shtatë viktima, duke shtyuar se qeveria dhe forcat e emergjencës janë në terren për të vërë çdo gjë që është e mundur. Ajo iu bën thirrje qytetarëve të lirojnë rrugën dhe të ruajnë qetësinë.
'Një tjetër goditje 5.5 Rihter është ndjerë në kepin e Rodonint, pas goditjes së parë të fuqishme. dhe 100 goditje sekondare. Durrësi dhe Thumana janë zonat më të prekura . Deri tani kemi të konfirmuar 7 jetë të humbura. Janë operacione tepër të vështira, duhet punuar me ngadalë sepse pallatet mund të shemben nga momenti në moment dhe shkaktojmë më shumë dëme.
E gjithë qeveria është në terren, bashkë më kryeministrin, është edhe stafi mjekësor dhe uniformat blu.
Fiorcat e armatosura janë në gatishmëri të plotë. Lajmi i mirë është që nuk jemi vetëm. Grupet tona po mbështeten nga Italia, Turqia vëllezërit tonë në Kosovë dhe të gjithë aleatët, bashkë me BE janë plotësisht të angazhuar. Vetë qytetarët kanë qënë heronjtë kryesorë të kësaj situate. Ndihma më e madhe e tyre tani, është të kufizojnë lëvizjen me automjete dhe të lirohet rruga për emergjencat civile. Kjo situatë ka nevojë për qetësi dhe solidaritet. U pezullua mësimi sot dhe nesër në të gjitha kopshtet dhe shkollat e vendit. Studentët të kthehen pranë familjeve të tyre sepse e kuptojmë fare mirë situatën. Janë 138 të lënduar, 60 të shtruar në QSUT dhe shumë raste për të cilat ende nuk kemi një shifër zyrtare.
Janë konfirmuar 7 jetë të humbura. Do bëjmë çdogje në fuqinë tonë për të shpëtuar pjesën tjetër. Kurajo të gjithëve, gjithë shteti është në këmbë dhe ne do bëjmë gjithçka është e mundur', tha Xhaçka në një deklaratë për mediat.








6 Nov 2025 





