INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tentoi të vriste pronarin e hotelit në Tiranë dhe u arrestua, merret vendimi për reperin VINZ të HELLBANIANZ!

Tentoi të vriste pronarin e hotelit në Tiranë dhe u arrestua, merret vendimi për reperin VINZ të HELLBANIANZ!

Publikuar më: 18:37 06-02-2022

Reperi i famshëm, Ervin Selita i njohur me emrin e artit “Vinz” është lënë në burg. Ai u arrestua nga policia dy ditë më parë, pasi tentoi të vrasë me armë zjarri Zeni Xhindin, pronarin e një hoteli në rrugën “Tre Vëllezërit Kondi” në kryeqytet. 

Kjo pasi reperi ka shkuar në hotel me një vajzë dhe në atë moment recepsionisti i ka kërkuar të resë kartën e identitetin. Në debat janë përfshirë dhe pronarët e hotelit dhe Selita ka nxjerrë armën duke qëlluar në drejtim të Xhindit por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Ervin Selita ka precedentë penalë të mëparshëm, pasi ka qenë i arrestuar edhe më herët, rreth dy vite më parë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034689903259277