INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Beatrix Ramosaj ka diçka për të thënë në lidhje me reagimet NEGATIVE për trekëndëshin mes saj, Borës dhe Donaldit!

Beatrix Ramosaj ka diçka për të thënë në lidhje me reagimet NEGATIVE për trekëndëshin mes saj, Borës dhe Donaldit!

Publikuar më: 17:27 06-02-2022

Trekëndëshi Bora-Beatrix-Donald është komentuar shumë në rrjet, ku këta dy të fundit janë sulmuar keq nga publiku. E ftuar sot në “Big Brother VIP Fun Club”, Beatrix ka folur për herë të parë për zhurmën që krijoi lidhja e saj me Donaldin.

Ajo ka thënë se e priste që publiku do kishte reagime negative, por jo në përmasa kaq të mëdha.

"Ke çifte që sot e kësaj dite janë të ndarë dhe vazhdojnë kanë atë shpresën. E dija e kisha menduar, e dija që do kishte njerëz që nuk do ta pëlqenin lidhjen time me Donaldin, por që nuk e kisha marr me mend që do të ishte në përmasa kaq të mëdha", është shprehur Beatrix.

"E shkuara e askujt nuk fshihet. E shkuara është e shkuara dhe ti ndjen paqe me atë gjënë dhe unë ashtu kam reflektuar", ka shtuar më tej këngëtarja.

Article Logic
Execution time: 0.0034270286560059