INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tentoi të vrasë DUDËN, dënohet me BURG reperi SHQIPTAR!

Tentoi të vrasë DUDËN, dënohet me BURG reperi SHQIPTAR!

Publikuar më: 13:30 07-09-2021

Një vit e katër muaj burg është dënimi që është dhënë për reperin, Ardian Xhaferri, i njohur me emrin e artit “The mike”. Ky dënim vjen pas tentativës për të vrarë Dudën. Vendimi është marrë të martën nga gjykatësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Islam Thaqi, raporton gazeta Express. Vetëm pak ditë më parë, reperi pranoi akuzat e ngritura ndaj tij.

Ndërkohë kujtojmë se bëhet fjalë për një ngjarje të zhvilluar në qershor të vitit 2012, kur i pandehuri kishte tentuar të qëllojë me armë zjarri Dudën, mirëpo pasi nuk ka qëlluar në shënjestër, është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas prokurorisë, Xhaferi ka kryer veprat penale “vrasje e rëndë në tentativë” nga neni 147, paragrafi 1, nën paragrafi 4 lidhur me nenin 20 të Kodit Penal si dhe “mbajtja në pronësi, kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve” nga neni 328, paragrafi 2 të Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.0040838718414307