INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tension mes Kim K dhe Kanye West për Krishtlindje [FOTO]

Tension mes Kim K dhe Kanye West për Krishtlindje [FOTO]

Publikuar më: 11:50 26-12-2016

Sa vjen e bëhet më keq në shtëpinë e Kim dhe Kanye, madje edhe për raste festash.

Raportohet se Kim e urdhëroi bashkëshortin e saj që të qëndronte larg nga festa e përvitshme që Kris Jenner organizon për vigjiljen e Krishtlindjes. Por në ditën e diel dyshja është shfaqur duke u larguar së bashku me makinë nga shtëpia e Kourtney Kardashian në Calabasas. Reperi 39 vjeçar ishte ulur pas timonit shikonte vazhdimisht bashkëshorten e tij, e cila nga ana e saj ishte e ngulitur tek celulari dhe nuk donte t’ia dinte. Një pamje aspak e lumtur, aq sa tensionin mund ta presh me thikë thjesht duke parë mimikën e fytyrës së çiftit më të përfolur të skandalit. Kim i ka mohuar pretendimet se martesa me Kanyen është një histori e mbyllur, por duken thjesht fjalët e rastit që i thuhen mediave.

ciftkim.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036599636077881