INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tension me Rusinë/ SHBA tërhiqet nga traktati kundër armëve bërthamore

Tension me Rusinë/ SHBA tërhiqet nga traktati kundër armëve bërthamore

Publikuar më: 18:02 01-02-2019

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, njoftoi tërheqjen e SHBA nga traktati i armëve bërthamore të nënshkruar nga Ronald Reagan dhe Mikhail Gorbaçov në vitin 1987.

“Rusia për shumë vite ka bërë shkelje të traktatit dhe nuk ka treguar ndonjë angazhim serioz në dëshirën për ta respektuar atë “, tha Pompeo, duke theksuar se SHBA është në çdo rast gati për një marrëveshje të re me Moskën” brenda gjashtë muajve “.

Sekretari amerikan Shtetit Mike Pompeo tha se duke nisur nga 2 shkurti, Uashingtoni nuk do t’i përmbahet më kushteve të Traktatit të Forcave Bërthamore që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nënshkruar me Rusinë. SHBA akuzon Rusinë për shkelje të traktatit, i cili ndalon prodhimin e disa llojeve të raketave. Rusia e mohon pretendimin.

Traktati ishte marrëveshja e parë e kontrollit të armëve në botë për të ndaluar prodhimin e një kategorie të tërë armësh, posaçërisht të raketave që lëshohen nga toka me një rreze veprimi deri në 5,500 kilometra.

Pompeo u tha gazetarëve se SHBA do t’i japë njoftimin zyrtar Rusisë se po tërhiqet nga traktati për një periudhë gjashtë mujore, nëse Rusia nuk rikthehet tek kushtet e paktit. Tërheqja e SHBA-së do të kërkojë disa muaj, për shkak të mosmarrëveshjeve të pazgjidhura me Moskën.

Article Logic
Execution time: 0.0034079551696777