INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Propozimi: Një ligj për të qëlluar avionët e pasagjerëve

Propozimi: Një ligj për të qëlluar avionët e pasagjerëve

Publikuar më: 17:32 11-01-2019

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë hartoi një projektligj që do t’iu lejonte forcave ruse të qëllojnë avionët e pasagjerëve civilë brenda hapësirës së saj ajrore.

Draft-dokumenti, që iu propozua qeverisë, thotë se avionët e pasagjerëve që hyjnë në hapësirën ajrore ruse pa autorizim dhe nuk iu përgjigjen sinjaleve të paralajmërimit apo të shtënave paralajmëruese, mund të rrëzohen nëse konsiderohet se përbëjnë kërcënim për vdekje masive, katastrofë ekologjike ose sulm mbi caqe strategjike.

Projektligji po ashtu thotë se Minstria duhet të fillojë të reagojë ndaj avionëve të paidentifikuar kur ata janë brenda 50 kilometrave të hapësirës ajrore ruse.

Article Logic
Execution time: 0.0034451484680176