INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Telashet për “Velierian” në Durrës s’kanë të mbaruar, çështja për rigjykim

Telashet për “Velierian” në Durrës s’kanë të mbaruar, çështja për rigjykim

Publikuar më: 10:12 25-05-2017

Çështja për ndërtimin e “Veliera” në Durrës është rikthyer për gjykim në Gjykatën Administrative.
Në orët e para të mëngjesit është zhvilluar seanca përgatitore, ku pala paditëse dhe ajo e paditur kanë paraqitur dokumentacionin e detajuar. Palët në këtë proces si shoqëria civile, Bashkia Durrës, Ministria e Kulturës dhe firma ndërtuese kanë paraqitur dokumentat me pretendimet përkatëse pranë gjyqtarit Ergys Gashi, i cili pasi të përgatisë dokumentet e gjyqit me tre gjyqtarë do të njoftojë palët për caktimin e seancës së rradhës. Përfaqësuesi i shoqërisë civile, Sazan Guri tha se do ta vazhdojnë këtë betejë dhe gjykimi në themel është sukses i qëndresës së shoqërisë civile. Ndërsa avokatja e shoqërisë civile, Mirela Jorgo u shpreh se në rast se kjo çështje nuk zgjidhet në gjykatat shqiptare do t'i drejtohen asaj të Strasburgut.

Article Logic
Execution time: 0.0033929347991943