Ditën e djeshme në rrjet qarkulloi lajmi se Tea Trifoni është në pritje për t'u bërë nënë për herë të parë. Ish-konkurrentja e "Përputhen" kishte 10 javë pa postuar në rrjete sociale duke ngritur dyshimet. Mirëpo ky lajm nuk është i vërtetë. Tea ka publikuar në Instastory një video ku dëgjohet duke biseduar me motrën. "T'i falenderoj për urimet. Kishin gjetur dhe babain më duket", shprehet konkurrentja me ironi.
Më tej ajo ka publikuar dhe një video ku shpjegon arsyen e mungesës së saj. “Ndonjëherë ti thjesht ke nevojë të relaksohesh dhe të shijosh jetën", thuhet në video.