INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas deklaratës së Norës dhe lajmeve për rikthimin me Lauretën, reagon Robert Berisha, ja ç’ka për të thënë

Pas deklaratës së Norës dhe lajmeve për rikthimin me Lauretën, reagon Robert Berisha, ja ç’ka për të thënë

Publikuar më: 13:34 25-10-2022

Robert Berisha mori të gjithë vëmendjen me një postim të bërë ditën e djeshme. Ai publikoi një foto ku shfaqej i kapur dorë për dore me një vajzë duke shkruar: L-eft & Right forever (Majtas dhe Djathtas gjithmonë).

Gërmat “L” dhe “R” ai i kishte lënë të veçuara nga të tjerat dhe i kishte shkruar në kapitale. Kështu u aludua se "L" ishte për Lauretën. 

Së fundmi, Roberti ka reaguar me një postim në Instastory. Ai iu është drejtuar mediave pas lajmeve të rikthimit me modelen.

“O portale o loqkuma. Mos m'u nxehni e mos kërceni si siguresë se s’ka ngelur njeri që të luajë me ju. Prapë se prapë babushi ju do shumë, që kur nuk u mësuat me mua. A e dini pse? Se Robi plaket kur do vetë. Majtas, djathtas gjithmonë", ka shkruar ai.

-640-0-1-1666687819.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0030748844146729