INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të trishtuar pas pushimeve? Disa këshilla si të lini pas “post vacation blues”

Të trishtuar pas pushimeve? Disa këshilla si të lini pas “post vacation blues”

Publikuar më: 12:11 28-08-2019

E pamundur të shpëtosh nga trishtimi kur sapo përfundon pushimet e të duhet t’i rikthehesh punës. Por e rëndësishme është të mos humbasësh buzëqeshjen dhe t’i rikthehesh jetës së përditshme me energji dhe humor të mirë. Britanikët kësaj gjendje i kanë vendosur një emërtim, post vacation blues, e cila sipas ekspertëve njerëzve që kthehen nga pushimet u shkakton irritim, mungesë përqëndrimi, stres, ankth dhe trishtim.

Fjala Blues sipas tyre përkthen trishtimin, jo depresionin. Nuk bëhet fjalë për një sëmundje, por për reagimin normal të organizmit që duhet të riadaptohet me një seri zakonesh, mes të cilëve, ndryshim i klimës, ushqimit dhe mbi të gjitha ritmeve dhe ekuilibrit,

Sipas psikoterapeutëve është një gjendje që zgjat një javë apo dhjetë ditë.

Ata shpjegojnë se është një fazë që në fakt duhet të na bëj të reflektojmë.

Dhe për të përballuar më lehtë periudhën pas kthimit nga pushimet ekspertët japin disa këshilla.

Është thelbësore shpjegojnë psikologët të jeni në kontakt me atë që doni.

Të bëni një brain storming, të realizoni një listë të gjërave më të rëndësishme. Pasi të kuptoni cfarë doni, nisni të llogarisni kohën që keni në dispozicion.

Energjitë kushtojani vetëm gjërave të cilat kanë rëndësi për ju. Niseni cdo gjë ngadalë përfitoni qetësinë e pushimeve për të bërë projekte të reja, mendoni se jeni më energjikë.

Dhe e fundit nëse nuk arrini të largoheni nga trishtimi post pushime, merrni sërish pak ditë pushim.

Article Logic
Execution time: 0.0033950805664062