INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes, udhëtojmë me bileta urbani të falsifikuara, sekuestrohen 150.000 të tilla, 8 të arrestuar [VIDEO]

Kujdes, udhëtojmë me bileta urbani të falsifikuara, sekuestrohen 150.000 të tilla, 8 të arrestuar [VIDEO]

Publikuar më: 12:37 28-08-2019

Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës dhe Drejtorinë e Hetimit Tatimor kanë finalizuar operacionin “Bileta e Falsifikuar”.

Sipas njoftimit të bërë nga policia janë sekuestruar 150.000 bileta të falsifikuara dhe janë vënë në pranga 8 persona disa prej të cilëve administrator në shoqëritë e transportit dhe disa dispeçer të linjave të urbanit.

Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se duke bashkëpunuar me njëri -tjetrin kanë falsifikuar bileta të transportit urban në kohë dhe periudha të ndryshme, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore dhe përfitim financiar të disa shoqërive operatore në transportin urban në qarkun Tiranë.

Ata përdornin bileta urbani të falsifikuara dhe jo të prodhura në Shtypshkronjën e Letrave me Vlerë, të cilat i kishin hedhur në qarkullim duke përfituar shuma të konsiderueshme monetare, duke i shkaktuar shtetit dëm të madh ekonomik.

Article Logic
Execution time: 0.0039730072021484